
Avokati i Popullit, ka dal me reagim pasi fillimisht disa media nuk ishin akredituar për të përcjellë procesin zgjedhor të Zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025
Avokati i Popullit, tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira, të pranueshme e të besueshme pa respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara
“Duke e njohur rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që përçojnë vullnetin politik të qytetarëve dhe garantojnë përfaqësimin demokratik, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen në vlerat e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, që bazohen mes të tjerash në parimet e lirisë, barazisë, respketimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimit të ligjit dhe mosdiskriminimit. Me theks të veçantë, sjell në mendje rëndësinë dhe rolin kyç që ka media dhe pluralizmi medial, në informimin e opinionit publik dhe transparencën e gjithë procesit zgjedhor. Zëshëm, rikujton autoritete se pa proces zgjedhor që respekton standardet e demokracisë, nuk mund të ketë respekt të vërtetë të të drejtave të njeriut, ashtu sikurse pa respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, të pranueshme e të besueshme”, thuhet në reagim.