“Telefonat i dëgjuam nën plloçë” Banori tregon si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Telefonat i dëgjuam nën plloçë” Banori tregon si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë

    Insajderi
    02 February 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë, ka tronditur Kosovën.

    Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

    ”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

    ”U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për Syri Vision.

    ”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.

    Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë.

    ”Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark