Samsung ka prezantuar një gamë të smartfonëve të rinj Galaxy, duke ofruar kamera të përmirësuara dhe opsionin e një maje shkruese. Firma foli për përdorimin e materialeve të ricikluara si rrjetat e peshkimit dhe shishet e ujit. “Galaxy for the Planet” është një plan pesë vjeçar për të eliminuar plastikën në ambalazhe dhe për të ndaluar prodhimin e mbetjeve që shkojnë në landfill.
Ekspertët e mirëpritën nismën e gjelbër. Rrjetat e peshkimit prej najloni kthehen në fishekë rrëshire poliamidë të përdorur në prodhimin e kllapave që mbajnë çelësat e volumit dhe të energjisë në vend. Shishet e hedhura të ujit dhe kutitë e CD-ve po përdoren gjithashtu për të krijuar komponentë raporton gazetarja Jane Wakefield e “BBC”.
Për iniciativën e gjelbër të Samsung, analisti i Forrester, Thomas Husson tha se kishte ende “shumë për të bërë”. “Sot, shumica e konsumatorëve nuk e kanë idenë sesa e dëmshme është për planetin që të rinovojë rregullisht pajisjen e tyre të smartfonëve. Pasi ta kuptojnë, qëndrueshmëria do të bëhet një mënyrë kyçe për të dalluar markat premium të smartfonëve”.
Ben Wood, shefi analist në firmën kërkimore CCS Insight, tha se ishte inkurajuese të shihje Samsung duke folur për përpjekjet e saj për të përmirësuar qëndrueshmërinë e produkteve të saj, por vuri në dukje se gjëja më e rëndësishme që prodhuesit e telefonave mund të bëjnë për mjedisin është të bëjnë gjatë pajisje të qëndrueshme.
“Përdorimi i materialeve të ricikluara është vetëm një pjesë e një bashkimi pjesësh figure,” tha ai. Hulumtimi i vetë CCS Insight sugjeron se po bëhet më e vështirë për të bindur njerëzit që të përmirësojnë telefonat e tyre, me motivimin kryesor për të marrë një pajisje të re që një telefon aktual është i dëmtuar ose nuk funksionon mirë.