Ish- Presidenti amerikan ka telefonuar Angela Merkel-in, në natën e fundit të detyrës.
Kancelarja gjermane ka qenë një aleate dhe mbështetëse e politikave të jashtëme të ndjekura prej Obamës, ndaj ky i fundit ka vendosur të përshëndesë dhe të falenderojë Merkelin për gjithë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, gjatë këtyre viteve.
Gjatë telefonatës, Obama nuk ngurroi ti shprehë Merkelit edhe vlerësimet e tij edhe për miqësinë e tyre personale.
Është e ditur tashmë se mes dy liderave ka një miqësi të mirë edhe përtej raporteve zyrtare, fakt ky që shpjegohet më së miri me pjesëmarrjen në bisedën telefonike edhe të dy partënerve respektivë, Joachim Sauer dhe Michelle Obama.
Merkel pritet të rikandidojë për një tjetër mandat në zgjedhjet e 24 shtatorit të këtij vitim në Gjermani dhe Obama ishte ndër të parët lidera që i shprehu gjithë mbështetjen e tij gjatë një fjalimi të mbajtur në Berlin.