"Telefonata shkoi shumë mirë"- CNN citon një burim rus për bisedën Trump-Putin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Telefonata shkoi shumë mirë”- CNN citon një burim rus për bisedën Trump-Putin

    Insajderi
    18 March 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Donald Trump shkoi “shumë mirë”, tha një burim rus.

    Thirrja tani ka përfunduar, sipas burimit rus për CNN’in.

    I dërguari special i Putinit, Kirill Dmitriev, tha në një postim në X se “bota është bërë një vend shumë më i sigurt sot” për shkak të udhëheqjes së Putinit dhe Trump.

    Kremlini nuk ka lëshuar ende qëndrim zyrtar për thirrjen ndërmjet dy liderëve.

    Më herët, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tha se telefonata “po shkonte mirë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark