Sony lançoi ditën e Hënë një telefon të ri , flagshipin Xperia 1, i cili ka ekran me raport 21:9 HDR OLED.
Ekrani i smartfonit është përshtatur për teknologjinë Bravia TV të Sony dhe falë kamerës së trefishtë mund të regjistrojë dhe realizojë foto dhe video 4K.
Xperia 1 del në shitje në Pranverë edhe pse nuk është konfirmuar ende pritet të kushtojë rreth 799 euro. Presidenti i Sony tha se kompania ka një trashëgimi të pasur në përmbushjen e kërkesave të producentëve të filmave jo vetëm në zë por edhe figurës.
Xperia e re ka teknologjitë e duhura të gradës profesionale për të krijuar eksperienca të janë të mundura vetëm me Sony shprehej presidenti Mitsuya Kishida.
Ekranin 21:9 Sony e solli edhe tek dy telefonë të rangut të mesëm: Xperia 10 dhe Xperia 10 plus.
Xperia 1 vjen për të zëvendësuar Xperia XZ3. Në brendësi të tij gjendet procesori Snapdragon 855 me 6GB RAM dhe 128GB memorie.
Veçantia e telefonit padyshim është kamera e trefishtë me tre sensorë 12-megapiksel: një me kënd të gjërë 26mm, një telefoto 52mm dhe një me lente super të gjërë 16mm.
Sa i përket modeleve të rangut të mesëm, Xperia 10 ka ekran 6-inç LCD me 3GB RAM, 64GB memorie dhe procesor Snapdragon 630.
Xperia 10 Plus ka panelin 6.5-inç LCD së bashku m e4GB RAM, 64GB memorie. Të dy telefonët janë me ekranet 21:9.
Xperia 10 dhe 10 Plus dalin në shitje meë 18 Mars ndërsa Xperia 1 në fund të Pranverës. Çmimet e asnjë prej telefonëve nuk u bënë publike.