Kjo shënoi fillimin e një aventure të re për kompaninë dhe Note 8 nuk do të jetë telefoni i parë dhe i fundit me këtë teknologji.
Nëse keni dëgjuar, Samsung sapo prezantoi kamerën e parë duale ditën e Mërkure kur zbuloi detajet e Galaxy Note 8.
Kjo shënoi fillimin e një aventure të re për kompaninë dhe Note 8 nuk do të jetë telefoni i parë dhe i fundit me këtë teknologji.
Padyshim që flagshipi i ardhshëm, Galaxy S9, do të ketë një konfigurim të ngjashëm kamerash por mbase nuk keni për të pritur aq gjatë për të pasur një teknologji të tillë në duar nga Samsung për shumë më pak sesa Note 8.
Telefoni i dytë me këtë sistem pritet të jetë Galaxy J7 Plus shkruante GSMArena. Sipas të dhënave të siguruara përmes një sajti Tajlandez, J7 do të ketë ekran 5.5 inç 1080p AMOLED, procesor 2.4 Ghz tetë bërthama, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe 256GB karta SD.
Telefoni përfshin një skaner të shenjave të gishtërinjve, bateri 3,000 mAh dhe Android Nougat 7.1.1 me Samsung Bixby.
Po kamera? Sipas raporti do të përbëhet nga dy sensorë: 13 megapiksel me hapje f/1.7 dhe 5 megapiksel me hapje f/1.9. Thuhet se edhe veçoria “Live Focus” do të jetë pjesë e J7 Plus.
Kamera frontale vjen në 16 megapiksel me hapje f/1.9. J7 Plus do të ketë një trup të unifikuar metalik në tre ngjyra: zezë, pink dhe artë. /PCWorld Albanian