Telefonoi urgjencën për ndihmë, gjendet e vdekur pas dy javësh vajza e vogël në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Telefonoi urgjencën për ndihmë, gjendet e vdekur pas dy javësh vajza e vogël në Gaza

    Insajderi
    10 February 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hind Rajab, vajza gjashtëvjeçare palestineze e zhdukur pasi makina e familjes së saj u godit në Gaza, është gjetur e vdekur. Vogëlushja i mbijetoi sulmit dhe thirri për ndihmë, por që nga ajo kohë nuk u mor më asnjë lajm për të. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, dy mjekë të dërguar për të kërkuar vajzën e vogël u vranë nga forcat izraelite.

    Vajza e vogël u pa për herë të fundit rreth dy javë më parë, kur u bllokua në makinë me të afërmit e saj të vdekur, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Gazës.

    “Hindi dhe të gjithë të tjerët në makinë u martirizuan”, tha për AFP gjyshi i vajzës së vogël, Baha Hamada. Trupi i saj u zbulua nga disa anëtarë të familjes që shkuan në zonën Tel al-Hawa të qytetit të Gazës duke kërkuar makinën pranë një pompe karburanti ku ishte parë për herë të fundit.

    “Ata mundën të arrinin në zonë sepse forcat izraelite u tërhoqën në agim të sotëm”, shtoi Hamada.

    Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, konfirmoi vdekjen e Hind. “Ajo u vra nga forcat okupuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë jashtë stacionit të karburantit Tel al-Hawa”, tha ministria në një deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark