Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka mbajtur një pankartë me numrin e telefonit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Derisa po fliste, Erdan po mbante në dorë një pankartë me numrin e telefonit të Sinwarit, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktojnë atë dhe të flasin për armëpushimin.
“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwardin. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të kthejnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.
Israel’s UN envoy Erdan at the UN Assembly:
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2023
If you want a ceasefire, call Yahya Sinwar. pic.twitter.com/a2OxocLhdg