I dyshuari kryesor për vrasjen e një pensioneri britanik dhe vrasjen e gruas së tij është një azil kërkues nga Kosova, Ali Qazimaj.
Ali Qazimaj, një 42-vjeçar shofer kamioni në Angli, kërkohet që të jap intervistimin e tij në lidhje me vdekjen brutale të Peter Stuart, trupi i të cilit ishte gjetur në një mal afër shtëpisë së tij, që ai e ndante me gruan e tij në Suffolk të Anglisë.
Makina e shqiptarit, sipas “The Telegraph”, është gjetur në qytetin e Doverit – qytet që është afër me kufirin e Britanisë dhe Francës, dhe që aty ai ka kaluar përmes kanalit të Calais-it dhe ka depërtuar në Francë.
Një kërkim i gjerë evropian ka nisur për gjetjen e Qazimajt, i cili sipas policisë britanike, është një person i rrezikshëm dhe nuk duhet të lejohet i lirë.
Edhe pse trupi i Peter Stuart u gjet shumë shpejt nga policia, gruaja e tij Sylvia Stuart ende është e zhdukur dhe nuk dihet se ku është.
Qazimaj, sipas medieve bitanike, është azil kërkues i cili kishte shkuar në Britani pas luftrave në Jugosllavi. /Insajderi.com