Telekomi i Kosovës: Modernizuam rrjetin, operuam me fitim gjatë vitit 2024 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi i Kosovës: Modernizuam rrjetin, operuam me fitim gjatë vitit 2024

    Insajderi
    28 December 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Telekomi i Kosovës ka njoftuar qytetarët për punën e bërë gjatë vitit 2024.

    Nëpërmjet një komunikate për media, thuhet se përgjatë vitit që po e lëmë pas, ky institucion ka operuar me trend të përmirësimit të gjendjes financiare.

    “Rritje të të ardhurave me 5.18%, krahasuar me periudhën e njëjtë, janar-nëntor, të vitit 2023. Po në këtë periudhë kohore, fitimi neto u rrit me 16%, duke arritur në 7 milionë euro”, shkruan në komunikatë.

    Tutje, thuhet së është bërë edhe modernizimi teknologjik i rrjetit mobil VALA, ku 98.5% e territorit të banueshëm të Kosovës mbulohet me teknologjinë 4G/4G+.

    Po ashtu është bërë edhe përfundimi i modernizimit të rrjetit mobil tani me mbulueshmëri 5G në 72% të territorit të banuar.

    Janë hapur edhe pika të reja të shitjes në zona atraktive, dhe është rritur përdorimi i aplikacionit “Vala Jonë” me 68%.

    Në vijim mund të gjeni njoftimin e plotë:

    TELEKOMI 2024: Modernizoi rrjetin mobil, ndali hemorragjinë financiare, operoi me fitim

    Edhe përkundër vështirësive, për shkak se dy herë na janë bllokuar llogaritë bankare, për gati 6 muaj, si rrjedhim i vendimeve gjyqësore të padrejta, të ndërlidhura me kontrata të shumë viteve më parë, megjithatë trendi i përmirësimit të gjendjes financiare të kompanisë, ka vazhduar pandalshëm përgjatë vitit 2024.

    Kështu, përgjatë këtij viti, përkundër të gjitha vështirësive dhe me një punë të palodhshme, Telekomi i Kosovës arriti që:

    – Të ndërrojë plotësisht teknologjinë mobile të vjetruar me teknologji të fjalës së fundit

    – Të fillojë investime të reja në rrjetin fiks

    – Të konsolidohet financiarisht

    – Të formësojë dhe funksionalizojë strukturën e re organizative

    – Të ofrojë pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, shumë atraktive

    –  Të jetë më afër konsumatorëve

    Në vitin 2024, Telekomi i Kosovës Sh.A ka bërë përparime të rëndësishme për t’ju ofruar shërbime më të mira përmes teknologjisë më të avancuar! Në vazhdim, vetëm disa nga të arriturat e vitit 2024:

    Modernizimi teknologjik i rrjetit mobil VALA

    ü  Përfundimi i modernizimit të rrjetit mobil VALA – tani me mbulueshmëri 5G në 72% të territorit të banuar dhe shpejtësi deri në 1Gbps nëpër qytetet e Kosovës.

    ü  98.5% e territorit të banueshëm të Kosovës mbulohet me teknologjinë 4G/4G+ për shërbime të shpejta dhe të qëndrueshme.

    Zgjerimi i rrjetit Fiks

    ü  Nisja e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit optik në mbarë Kosovën, duke siguruar shërbime të internetit brezgjerë dhe përmbajtje televizive më të mira për të gjithë.

    Performancë financiare dhe rritje

    ü  Rritje të të ardhurave me 5.18%, krahasuar me periudhën e njëjtë, janar-nëntor, të vitit 2023.

    ü  Po në këtë periudhë kohore, fitimi neto u rrit me 16%, duke arritur në 7 milionë euro.

    Më pranë konsumatorëve

    ü  Hapje e pikave të reja të shitjes në zona atraktive.

    ü  Pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, në përputhje me nevojat e konsumatorëve.

    ü  Rritje e përdorimit të aplikacionit “Vala Jonë” me 68%.

    Për më shumë: www.kosovotelecom.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark