Televizionet vazhdojnë me ndotje të diskursit publik, rasti i fundit në KTV - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizionet vazhdojnë me ndotje të diskursit publik, rasti i fundit në KTV

    Insajderi
    28 March 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuha seksiste, po bëhet si diçka e zakonshme në diskursin publik. Përpos RTK’së që kishte rastin e fundit me Adi Krastën, tani edhe televizioni nacional KTV po lëshon gabime të tilla.

    Mbrëmë gjatë emisionit në KTV, analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar pamjen fizike të Dora Bakojanis, raportuese e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

    Në emision, analisti Agim Sopi e ngatërron, me shumë gjasë paqëllimshëm, gjininë e Bakojanis.

    “Konsideroj që propozimi i zotit Bokujanis…” – thotë Agim Sopi, analist i përhershëm në KTV.

    Ndërsa në ndërhyrjen e tij, Spahiu rrëshqet në seksizëm të pastër, duke e komentuar në mënyrë pezhorative dukjen e Bokajanis dhe denigruar atë.

    “Zonjës, ka musteqe, por zonjë është megjithatë” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark