×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizioni boshnjak e shfaq flamurin e Kosovës, reagime të ashpra në Beograd

    Insajderi
    22 April 2021 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Flamuri i Kosovës është shfaqur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të ri “Global” në televizionin boshnjak “BN”.

    Flamuri i shtetit të Kosovës u shfaq në ekran pranë flamujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    BN TV u vu në qendër të vëmendjes së mediave serbe, të cilat e cilësuan skandal atë që ndodhi.

    Për këtë pati edhe disa reagime tjera, në të cilat ky televizion cilësohej si antiserb dhe bëhej thirrje për bojkotimin e tij.

    Në fund të marsit, në të njëjtin emision në BN TV, Kosova u shfaq e ndarë nga Serbia.

    Më parë, televizioni i drejtuar nga gazetari Marko Jeremiq e kishte shfaqur hartën e Sanxhakut me vija të theksuara të kuqe duke e ndarë atë nga Serbia dhe Mali i Zi.

    BN TV është pjesë e kompanisë së rrjetit televiziv RTV BN e cila u themelua në 5 maj 1998. Ky televizion transmeton kryesisht në gjuhën serbe duke përdorur alfabetin cirilik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark