Televizioni publik i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë gra të cilat punonin si prezantuese. Arsyetimi i menaxhmentit të televizionit ka qenë se ato kanë mbipeshë, njofton The Independent.
Mediat në Egjipt raportojnë se atyre u është dhënë kohë një muaj që të humbin peshë si kusht për t’u kthyer në punë.
Por, grupe që mbrojnë të drejtat e grave kanë protestuar pasi që vendimi i televizionit parasheh pezullimin nga puna vetëm të grave. Këto grupe e kanë dënuar këtë vendim duke e quajtur si seksit.
Njëra nga gratë e pezulluara ka thënë se është ndjerë e poshtëruar nga ky vendim./Insajderi.com