Televizioni francez kritikohet pas publikimit të pamjeve të sulmit terrorist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Televizioni francez kritikohet pas publikimit të pamjeve të sulmit terrorist

    Insajderi
    26 April 2016 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një televizion francez ka transmetuar pamjet e sulmeve terroriste që ndodhën në nëntor të vitit të kaluar në Paris, ku shihej se si kamikazi e hedh veten në një kafene.

    Kanali televiziv M6 është kritikuar për transmetimin e këtyre pamjeve sepse kjo video, e marrë nga kamera e sigurisë brenda kafenesë, u transmetua gjatë një edicioni special të programit Zone Interdite që po mbulonte sulmet.

    Kjo video ka provokuar shumë audiencën prej 2 milionë njerëzish, me disa shikues që thanë se emisioni e kishte tepruar, shkruan Independent.com

    31-vjeçari Ibrahim Abdeslam vrau veten në kafenë Comptoir Voltaire me 13 nëntor, në kohën e njëjtë kur edhe sulmuesit e tjerë filluan të shtënat në teatrin Bataclan. Bomba  e Abdeslam plagosi 20 persona, një në gjendje kritike.

    Ndërsa vëllai i Ibrahimit, Salah u arrestua muajin e kaluar në Bruksel, teksa arriti nga Parisi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark