Televizioni publik i Bosnjës, në rrezik të mbylljes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Televizioni publik i Bosnjës, në rrezik të mbylljes

    Insajderi
    03 June 2016 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transmetuesi publik i Bosnjës, i zhytur në borxhe, ka thënë se do të shuhet në fund të qershorit, nëse qeveria dhe parlamenti nuk i zgjidhin problemet e tij të financimit.

    BHRT-ja u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa urgjente, në të kundërtën Bosnja do të bëhet vendi i vetëm në Evropë pa transmetues publik kombëtar.

    Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), anëtar i të cilit është BHRT-ja, ka shprehur “shqetësim të thellë” në lidhje me situatën.

    BHRT financiohet nga parapagimi i qytetarëve përmes faturave të telefonit. Megjithatë, mbledhja e mjeteve në këtë mënyrë ka rënë, pasi shumica e qytetarëve kanë anuluar linjat fikse dhe kanë kaluar në telefona mobilë.

    BHRT i ka borxh Unionit Evropian të Transmetuesve 5.5 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark