Televizioni publik serb merr vendim për filmin ruso-serb në Bujanovc, mund të shkaktojë tensione - Insajderi
×
Kulturë

Televizioni publik serb merr vendim për filmin ruso-serb në Bujanovc, mund të shkaktojë tensione

Insajderi
17 April 2019 - 15:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi “Ballkan Border” prodhim serb-rus, që realizuesit  pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanovc, edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.

Televizioni publik serb, thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanovc për arsye se nuk dëhsiron të shkaktojë tensione.

Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje.

Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Aty tregohet se si kishin vepruar forcat speciale të Rusisë në atë kohë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark