×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Televizioni publik suedez ua ndalon punonjësve përdorimin e aplikacionit kinez TikTok

    Insajderi
    17 August 2020 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie.

    “Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme”, shkroi SVT në faqen e saj të internetit.

    Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike.

    TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë.

    Por, ky aplikacion është bërë pjesë e tensioneve gjeopolitike.

    Në fund të qershorit, India njoftoi se po ndalonte 59 aplikacione kineze, përfshirë TikTok, pas një rritje të tensioneve me Kinën në një zonë kufitare.

    Në SHBA, presidenti, Donald Trump, ka pohuar se TikTok mund të shfrytëzohet nga Kina për të gjetur vendndodhjet e punonjësve federalë, pastaj të ndërtojë dosje për shantazhe ndaj njerëzve dhe të kryejë spiunazh të korporatave, raporton AFP.

    Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark