×
  • Lajme
  • Insajderi

    Temperatura deri në 42 gradë, shihni kushtet skandaloze të tregtimit të mishit në Berat

    Insajderi
    11 July 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse prej me shumë se dy javësh temperaturat në Berat janë shumë të larta, ku në ditë e orë të caktuara kanë arritur deri në 42 gradë celsius, ka dhe nga ata persona që nuk shqetësohen aspak për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

    Njëri prej tyre është edhe ky tregtar, që në temperatura ekstreme të nxehta, shet e tregton mish të therur brenda ambjenteve të një furgoni në qendër të qytetit të Beratit. Videoja është regjistruar nga një qytetar, që duke parë sesi mishi ishte i hedhur brenda një furgoni dhe po tregtohej në kushte mizerabël dhe jo-frigorifierike, ka realizuar edhe videon me celularin e tij.

    Siç duket edhe nga pamjet filmike, mishi është i hedhur e i shpërndarë në disa arka frutash,higjena brenda këtij furgoni të viteve ’70 është skandaloze dhe mishi në kushte jo-frigoferike.S ipas denoncuesit, kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që qytetarët të prisnin në radhë për të blerë mish, pasi çmimi i tij ishte 150 lekë (të reja) më pak për kg sesa është realisht çmimi i mishit në çdo dyqan.

    Siç edhe duket qartë nga pamjet filmike,furgoni ishte vendosur në qendër të qytetit dhe tregtari po shiste mish i pashqetësuar nga askush, deri në momentin kur ka parë se po filmohej nga qytetari. Menjëherë pas kësaj, ai ka mbyllur menjëherë tregtimin dhe është larguar me furgonin e tij në drejtim të daljes së qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark