×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperatura rekord në SHBA, paralajmërohet një valë e nxehtë vdekjeprurëse

    Insajderi
    19 June 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Temperaturat e larta në disa qytete të SHBA -së po thyejnë rekordet e dekadave të kaluara këtë javë pasi një valë e të nxehtit po përfshin shtetet qendrore dhe verilindore, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

    Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul aktivizoi Qendrën e Operacioneve Emergjente pasi vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë fundjavës, duke prekur afro 80 milionë njerëz nga Indiana në Maine.

    Në Çikago, temperatura maksimale arriti 36.1 gradë Celsius në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare, duke thyer rekordin prej 35.5 gradë të vendosur në vitin 1957.

    Detroit dhe Filadelfia, si dhe disa zona në New Hampshire, Connecticut dhe Maine parashikohet të shohin temperatura rekord për sezonin në 24 orët e ardhshme, paralajmëroi meteorologu Mark Senard. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark