Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dërguar parashikimin e motit për javën e ardhshme.
Sipas tyre thuhet se masat e nxehta të ajrit të cilat depërtuan ditë më parë mbi vendin tonë do ta ushtrojnë ndikimin edhe për gjatë tri ditëve të para të javës, duke krijuar kushte që vlerat e temperaturave maksimale të lëvizin nga 31-34 gradë Celsius, derisa minimalet do të zbresin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.
Kjo gjendje do të vazhdojë deri ditën e ënjte, ku më pas pritet të ketë vranësira e rrjedhimisht edhe reshje të shiu dhe shkarkime të rrufesë vende-vende. /Insajderi.com