Temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për Vitin e Ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për Vitin e Ri

    Insajderi
    29 December 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën nga 30 dhjetori 2024 deri më 3 janar 2025.

    Sipas raportit, moti do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë vranësira të pakta gjatë ditëve, veçanërisht në relievin malor.

    Gjatë mëngjesit, priten ngrica dhe kushte për mjegull.

    Mot i ngjashëm do të mbizotërojë ehe për vitin e ri, kurse temperaturat minimale mund të shkojnë deri në minus 6 gradë.

    Detaje të motit për ditët e ardhshme:

    30 Dhjetor (E hënë): Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -7°C dhe -3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 3°C deri në 7°C. Erë e lehtë nga verilindja.

    31 Dhjetor (E martë): Moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë nga -6°C deri -3°C për minimalen dhe nga 2°C deri 6°C për maksimalen.

    1 Janar (E mërkurë): Pritet mot kryesisht me diell, por me ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat do të jenë nga -7°C deri -4°C për minimalen dhe 4°C deri 7°C për maksimalen.

    2 Janar (E enjte): Moti do të jetë i ngjashëm me ditët e mëparshme, me ngrica dhe mjegull.

    3 Janar (E premte): Priten vranësira të dendura dhe mundësi për reshje bore pasdite. Temperaturat do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C për minimalen dhe 3°C deri 6°C për maksimalen.

    Për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në natën e 31 dhjetorit, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet.

    Bazuar në temperatua, po ashtu instituti apelon përdoruesit e rrugëve të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës, veçanërisht në mëngjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark