Javën e ardhshme në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat parashihen të lëvizin nga -4 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.
Më poshtë gjenid njoftimin e plotë të IHMK-së:
E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E mërkurë. Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E premte. Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.
Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.