Temperaturat do të bien, meteorologu Rugova parashikon reshje bore në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat do të bien, meteorologu Rugova parashikon reshje bore në Kosovë

    Insajderi
    01 April 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fund të marsit dhe në ditën e parë të prillit, Kosova është përballur me rënien e temperaturave, të cilat janë shoqëruar me reshje shiu.

    Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë parashikimin e tij për këto ndryshime të motit, duke shtuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

    Rugova ka njoftuar se, përveç shiut, pritet të ketë edhe reshje bore, duke thënë se javën e ardhshme mund të ketë një goditje polare, e cila mund të sjellë edhe bora në zona të ulëta.

    “Ditëve të ardhshme do të kemi kohë pas kohe reshje shiu, mirëpo deri në fund të javës presim një goditje polare. Edhe në zona më të ulëta mund të ketë reshje bore, ndoshta do të krijohet edhe ndonjë shtresë. Edhe pse nuk është diçka e jashtëzakonshme, viteve të fundit kemi parë deri në 10-15 centimetra bore”, tha Rugova për Klan Kosova, përcjell Insajderi.

    Ky ndryshim i papritur i motit ka krijuar kushte të paqëndrueshme dhe po kërkon kujdes për ata që udhëtojnë apo planifikojnë aktivitete jashtë gjatë ditëve të ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark