×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperaturat e lart- Humbin jetën pesë turistë në Greqi, tre persona rezultojnë të zhdukur

    Insajderi
    18 June 2024 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kërkimi për turistët e zhdukur në Greqi është intensifikuar pasi temperaturat rriten në nivele kërcënuese për shëndetin. Vendasit në Greqi po paralajmërojnë turistët të mos e nënvlerësojnë vapën ekstreme, pasi një amerikan u bë turisti i pestë që u gjet i vdekur që nga fillimi i sezonit.

    Trupi i tij i pajetë u gjet të dielën, raporton Independent.

    Aktualisht, ekipet e kërkimit po kërkojnë në ishujt Sikinos dhe Amorgos për dy gra franceze dhe një burrë amerikan që u zhdukën javën e kaluar.

    Kryebashkiaku i Sikinos tha se kërkimet për dy shtetaset franceze, të moshës 73 dhe 64 vjeçe, ishin “intensifikuar” pasi ato u zhdukën pasi shkuan në një shëtitje të premten.

    Ne kemi qenë jashtë gjatë gjithë mëngjesit duke kërkuar,” tha ai. “Vullnetarët nga Santorini erdhën, zjarrfikësit, policia, një qen i trajnuar posaçërisht kërkuan, por terreni është shkëmbor dhe plot lugina”. “Përpjekjet ishin të mëdha, por zona ku ato u zhdukën është e vështirë për t’u kërkuar dhe, për fat të keq, ne ende nuk i kemi gjetur,” shtoi ai.

    Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark