
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj rreziqeve që sjellin temperaturat e larta, si në ambientet e jashtme ashtu edhe në ato të brendshme të punës.
Sipas njoftimi publik, temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë stinës së verës mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullsisë. Ndër ta përfshihen fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punëtorët.
Njoftimi nënvizon se punëtorët në ambiente të brendshme nuk përjashtohen nga ky rrezik, sidomos ata që punojnë në industri me ngarkesë të lartë nxehtësie, kryejnë punë fizike të rëndë, operojnë makineri nga kabina pa sistem ftohës (si vinçat), apo ata që detyrohen të përdorin pajisje mbrojtëse personale në kushte të nxehta.
Në linkun poshtë mund të gjeni rekomandimet e IKShPK-s se si duhet të mbroheni gjatë ditëve të nxehta të verës.