Temperaturat e larta/ Ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve nga ora 11:00 deri në 17:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat e larta/ Ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve nga ora 11:00 deri në 17:00

    Insajderi
    22 July 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më 23 korrik, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

    Sipas vendimit të Ministrisë, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 15 ton në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, dhe kjo ndalesë do të vlejë deri më 28 korrik.

    “Ky vendim është marrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës,” ka thënë Durmishi.

    Ai ka shtuar se vendimi mund të ndryshohet në varësi të kushteve klimatike gjatë ditëve në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark