Këtë javë temperaturat do të jenë të larta. E teksa shumë njerëz shkojnë në plazh për të shijuar kohën e bukur, ata kujdesen për të mbrojtur lëkurën e tyre nga rrezet e diellit.
Por ata që janë përdorues të “iPhone”-it harrojnë që të kujdesen për të. Nëse e lini telefonin tuaj në diell, do të shini një mesazh paralajmërues që ju thotë se “iPhone” juaj duhet që të qetësohet para se ta përdorni.
Por çfarë ndodh në të vërtetë kur “iPhone” juaj bëhet shumë i nxehtë?
Sipas “Apple”, “iPhone”-t punojnë në zona ku temperatura e ambientit është midis 0-35 gradë celsius. Temperaturat më të larta bëjnë që telefoni juaj të ndryshojë sjelljen e tij, në përpjekje për të rregulluar temperaturën e saj.
Përdorimi i “iPhone” në temperatura më të larta se 35 gradë celsius mund të ndikojë në jetën e baterisë. Në uebsajtin e “Apple” thuhet: “Përdorimi i një pajisjeje iOS në kushte shumë të nxehta mund të shkurtojë përgjithmonë jetëgjatësinë e baterisë”.
Ky shkurtim i jetës së baterisë ndodh për të mbrojtur komponentët e brendshëm dhe për të parandaluar ato nga mbinxehja. Gjithashtu do të vini re ngarkimin e ngadaltë, ndriçimi i ekranit dhe sinjali i dobët qelizor.
Njëkohësisht do të çaktivizohet përkohësisht edhe blici i kamerës, ndërsa performanca në aplikacionet grafike-intensive do të ngadalësohet.