“Tenda e errët”, qytetarët përjetojnë emocionet se si ndihen personat e verbër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tenda e errët”, qytetarët përjetojnë emocionet se si ndihen personat e verbër

    Insajderi
    20 October 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndjenjën e të qenit të verbër qytetarët mund ta provojnë në “tendën e errët”, të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si pjesë e eksperimentit social “Jeto në errësirën time”, i cili ka për qëllim sensibilizimin e çështjes për të ndihmuar personat e verbër.

    Qytetarët në këtë tendë kanë mund të përjetojnë ndjenjat se çfarë do të thotë të jesh i verbër dhe si mund të orientohet në një ambient të pandriçuar apo me sy të mbyllur.

    Ky aktivitet është mundësuar nga organizata jo-qeveritare “You Can Do”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Personave me Shkop të Bardhë, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër.

    Shtatëvjeçari Sufian Topalla, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, tregon ndjenjën se çfarë përjeton një person i verbër pa ndihmën e të tjerëve.

    “Kjo ishte shumë ndjenjë e mirë dhe nëse dikush është i verbër, ai që nuk sheh, ne duhet ta ndihmojmë, sepse ai mund të lëndohet te ndonjë send”, ka thënë ai.

    Projekt-menaxherja Mihrie Abdullahi ka folur mbi rëndësinë e të njohurit me botën e personave të verbër dhe të mësojmë përvoja se si duhet ndihmuar ata.

    “Po, është ndjenjë interesante për të parë përjetimet te libri i përjetimeve që po shënojnë dhe kur i pyesim për eksperiencë është shumë vështirë për secilin…Disa nuk mund ta pranojnë faktin se si mundet të jetë në errësirë, disa iu duket shumë e vështirë, pasi e kuptojnë sa e rëndësishme është sensibilizimi, pasi vetëm atëherë mund ta dinë si ndihen personat me aftësi të kufizuara”, ka theksuar ajo.

    Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu ka bërë thirrje për plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër.

    “Kjo është më e rëndësishme, për fëmijët që nesër kur takojnë në klasat e tyre të mos bullizojnë fëmijët e verbër…1:50 Në Kosovë, kemi jashtëzakonisht shumë vështirësi, sidomos në çështjen e infrastrukturës….2:01 Bëjmë thirrje kryetarit të komunës që të fillojë dhe punojë në plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër, si pllakat taktile, sinjalizimi i autobusëve të Trafikut Urban, sinjalizimi i duhur i semaforëve që një person i verbër të lëvizë vetë dhe të mos ketë nevojë për shoqërues”, u shpreh Fazliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark