Komuna e Vushtrrisë ka realizuar një tender në vlerë prej afro një milion eurosh, ku metrin katror të furnizimit për shkolla e ka blerë për 82.5 euro.
Kështu të paktën po thotë LDK’ja në Vushtrri. Kryetari i degës në këtë komunë, Xhafer Tahiri, ka dalë me një reagim publik për këtë.
Tahiri ka realizuar një video që dëshmon se metri i drunjve, bashkë me shërbimin e sharritjes së tyre, kushton 45-50 euro.
“Komuna e Vushtrrisë ka kontraktuar furnizimin me dru për shkolla për një vlerë prej 82.5 euro për metër katror, (tenderi në vlerë 940,500.00€) ndërkohë që sot në pazarin e Vushtrrisë, çmimi i drunjve ishte mes 45-50 euro, përfshirë sharrimin. Vushtrria meriton më mire”, ka deklaruar Tahiri. /Insajderi.org/