
203% më lirë ishin ofertat e disa operatorëve që u shpërfillën nga Komuna e Prizrenit – për t’ia dhënë tenderin prej 550 mijë eurosh kompanive që manipuluan me çmime, dorëzuan dokumente të rrejshme dhe s’e kryen as punën.
Nga gjithsej 233 pozicione të punës, 74 s’u realizuan fare. Çmimet? shumëfish më të vogla se tregu – një skemë klasike për ta marrë kontratën dhe për ta dëmtuar buxhetin.
Kompania “ARCHI TIME SH.P.K.”, në pronësi të biznesmenit Dashnor Ndrecaj, akuzohet se ka manipulu me dokumentacionin dhe ka paraqit çmime të rreme për të përfituar. Ndërsa “Pro & Co Group SH.P.K.” – në emër të Armenda Beqirajt, por e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Florent Emini – ishte tjetra që përfitoi.
Kush janë të akuzuarit dhe çka thotë aktakuza për secilin?
Në total, janë ngritur aktakuza për tetë persona – shtatë zyrtarë komunalë dhe një biznesmen.
Dashnor Ndrecaj – pronar i kompanisë “ARCHI TIME SH.P.K.” Akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”. Sipas aktakuzës, ai ka dorëzuar dokumentacion të rremë, me çmime jo normalisht të ulëta dhe spekuluese, me qëllim për ta fituar tenderin. Nga 233 pozicione në kontratë, 74 nuk janë realizuar fare – një mashtrim i hapur që ka sjell dëm të madh për buxhetin publik.
Xh.D. – kryetar i komisionit vlerësues Sipas Prokurorisë, ka rekomanduar lidhjen e kontratës me grupin e operatorëve që ofruan çmime më të larta dhe kishin dokumentacion të dyshimtë, duke shpërfillur pesë kompani tjera që ishin deri në 203% më të lira.
Y.G. dhe 4. Q.K. – anëtarë të komisionit vlerësues Akuzohen për bashkëkryerje me Xh.D., pasi kanë ndihmuar në marrjen e vendimit të jashtëligjshëm për ta shpërblyer grupin e kompanive që sollën çmime spekuluese dhe nuk i plotësuan kriteret. anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 euro, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98
S.V. – menaxher i kontratës Akuzohet se nuk ka vepruar sipas detyrës, nuk ka kontrolluar zbatimin e kontratës, dhe nuk ka parandaluar dëmin, edhe pse ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e saj.
L.S. – mbikëqyrëse e brendshme E dyshuar se ka dështuar ta kryejë kontrollin e brendshëm të kontratës dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndaluar dëmin që po i shkaktohej Komunës.
B.J. – mbikëqyrës i jashtëm i projektit Po ashtu, akuzohet për mosveprim dhe neglizhencë, duke e lejuar realizimin e dobët të punimeve dhe duke mos i raportuar devijimet.
Edin shehu– drejtor i administratës dhe mbikëqyrës i menaxherit të projektit Akuzohet për ndikim të drejtpërdrejtë ndaj operatorëve ekonomikë që të manipulojnë me çmimet gjatë fazës së ofertimit. Sipas aktakuzës, ai ka luajtur rol aktiv në orkestrimin e gjithë kësaj skeme për të favorizuar operatorin fitues.
Përfundimi? Sipas Prokurorisë, të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar qëllimshëm, kanë shkelur ligjin e prokurimit dhe kanë mundësuar përfitim të paligjshëm për kompanitë fituese, duke i shkaktuar Komunës së Prizrenit dëm prej 412 mijë eurosh.
Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi ka kontaktuar biznesmenët përfitues të tenderit, kryetarin e komunës, Shaqir Totaj sidhe drejtorin me aktakuzë. Ku ky i fundit pa fije turpi ka gënjyer në “emer” të kryetarit, e që gënjeshtra e tij është zbuluar vetëm pas pak minutash. Për të kuptuar më shumë ndiqni videon në vijim