Sinjalizuesi Alban Pozhegu ka përmendur emrat e zyrtarëve të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të cilët sipas tyre e kanë keqpërdorur buxhetin e imazhit e institucionit për interesa personale. Fatmir Plakiqin, Berat Marmullakun e Artan Lekën.
Pozhegu në cilësinë e sinjalizuesit përmend disa kolegë të tij për keqpërdorime me disa tenderë.
Ai flet për një kontratë për furnizim me produktet për hemodializë.
kontratë për furnizim emergjent për hemodializë. Bartës i kësaj lënde kishte qenë Berat Marmullaku dhe autorizues Artan Fejza ndërsa aprovues i pagesave sipas tij ishte Fatmir Plakiqi.
“Publikimin e njoftimit për dhënie kontrate në atë kohë e ka bë Berat Marmullaku, ka qenë zyrtar i prokurimit edhe pse unë nuk e kam nënshkru dhe e kam dokumentu me paragona që çmimi është i lartë, nuk e kam nënshkru ai e ka shfrtyëzu atë kohën e transferimit tim prej Ministrisë së Shëndetësisë në Fond Për Sigurime Shëndetësore dhe e ka bërë publikimin për dhënie kontrate për atë produkt i cili ka qenë çmimi jo normalisht i lartë, shumë i shtrenjtë disa herë më i shtrenjtë”, tha ai.
“Berat Marmullaku është hala në punë, kur më kanë largu mua një muaj ka qenë ushtrues detyre si shpërblim ia kanë bë pas 1 muaji e kanë largu…E kanë pru Artan Fejzën, Artan Fejza tash unë nuk e njoh por është një rast shembull, kontrata mbi ligjin e prokurimit e thotë që kontrata për furnizim mbi 125 mijë euro duhet me i nënshtru sekretari dhe ministri, përpos drejtori dhe kompanisë, operatorit ekonomik. Faktikisht Artan Fejza, nënshkruan veç ai edhe operatori ekonomik kur bëjnë pyetje pse u nënshkrua kështu nuk kthen përgjigje, Artan Fejza por kthen përgjigje Berat Marmullaku dhe e arsyeton veprimin e Artan Fejzës dhe thotë se tenderi ka qenë i ndarë në llote dhe e ka nënshkru si kontratë nën 125 mijë euro. Kanë vazhdu u kry ajo punë ka 3-4 vjet dhe kurrkush su marrë me të. Furnizim me produktet e hemodializës nëse nuk gabojë”, ka deklaruar Pozhegu.
Pozhegu përmend rastin e Artan Lekës që dikur nënshkroi tender me Fondin, u ngjit brenda këtij institucioni deri në zyrtar të lartë. U punësua si shef i Logjistikës në FSSHK, dhe i njëjti kishte aprovuar pagesën për kompaninë me të cilën kishte fituar kontratën për mirëmbajtje.
“Ne e kemi pasur një kontratë për mirëmbajtje e objektit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, ka qenë një kompani, të cilin kontratën e ka nënshkru Artan Leka. Artan Leka e ka nënshkru kontratën për mirëmbajtjen e objektit të FSHS-së tash pas 6-8 muajve ai punësohet në Fond për Sigurime Shëndetësore si Shef i Logjistikës dhe si shef ai nënshkruan, jep urdhëresa për pagesë, nënshkruan pagesa për kompaninë e vet që e ka nënshkru kontratën, bën specifikime teknike për publikimin e tenderave për mirëmbajtje të objektit e publikojnë njëherë tenderin nuk mundet me ia rregullu firmës të vet e anulojnë, e publikojnë herën e dytë fatmirësisht ia dalin dhe ja japin kompanisë së vet dhe ai vazhdon me atë që me i jap vetes tenderin e me i nënshkru pagesat… ai në ditën kur po folim ai është caktu si shefi i prokurimit në Fondin për Sigurime Shëndetësore, që ka nënshkru kontratë për atë institucion ku punon e pastaj i kryen të gjitha punët për vete i ka kry deri ditën e sotme”, ka deklaruar Pozhegu.
Në një moment në rrëfimin e tij për InDoks, Pozhegu e përshkruan Fondin e Sigurimeve Shëndetësorë si pronë private e drejtorit, Fatmir Plakiqi.
“Fondi Fatmir Plakiqit, Fondi im, Shpija jem bëjë çka du me xhep temin, aty veprohet si me kanë – jo dallavere pak është, as hajni pak është – ska fjalë”, u shpreh ai.
Ndonëse ka denoncuar disa raste të keqpërdorimit në Prokurori, po bëhen afro 4 vite dhe Pozhegu thotë se ska marrë asnjë përgjigje.
InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu