Kompania e sigurimeve Eurosig, aksioner i të cilës më parë ka qenë edhe Damian Gjiknuri, ka krijuar një skemë korrupsioni me Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara, disa vite nën drejtimin e Edlira Naqellarit, e arrestuar nga SPAK dhe e dënuar për korrupsion nga Gjykata Speciale dhe prej më shumë se një viti me Endri Mullai, pasuesi i Naqellarit.
Eurosig ka marrë qindra mijëra euro nga Naqellari e dënuar për korrupsion me tenderat dhe tashmë nga Endri Mullai, përmes tenderave korruptivë për sigurimin e mjeteve të institucioneve të ndryshme publike, sigurim punonjësish dhe ndërtesash.
Pse tenderat janë korruptivë? Në disa raste, në garë kanë marrë pjesë dy kompani, Erosig dhe Insig. Eurosig është kompani zotëruese e Insig, pra është njësoj sikur të merrte pjesë një kompani në garë.
Procedurat për këto tendera janë jo vetëm farsë dhe të paligjshme, por dukshëm korruptive. Duke qenë të tilla, Edlira Naqellari dhe Endri Mullai, i cili ka ndarë miliona euro me anëtarin e bandës Talo Çelës (Gentian Sharra), kanë pasur arsye të forta që kanë firmosur tenderat për EUROSIG dhe INSIG.
Këto procedura, si rrjedhojë, kanë sjellë një diferencë të papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese të EUROSIG.
Edhe pse tenderat në fushën e sigurimeve kanë fitim maksimal, pasi kompani e kontraktuar mund të mos kryejë asnjë shërbim, palët janë kujdesur që ofertat fituese të jenë sa më pranë fondit limit.