“Tenderët milionësh të Rahovecit kurdisën për kompanitë nga Deçani, të lidhura me AAK-në” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tenderët milionësh të Rahovecit kurdisën për kompanitë nga Deçani, të lidhura me AAK-në”

    Insajderi
    25 September 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për kryetar të Rahovecit, Edon Cana, ka bërë një denoncim publik përgjatë debatit lidhur me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi për tenderë.

    Cana ka pretenduar për kurdisje të tenderëve milionëshe për kompani me prejardhje nga Deçani, që kanë lidhje me AAK’në.

    Ndodh në Rahovec: Kompania nga Deçani fiton tenderë 20 milionë euro me shtru asfalt, mbi projekte të përfunduara. Kompania tjetër, me pronar, rastësisht, po nga Deçani, i fiton tenderët me e mbikëqyr këtë kompani dhe tjerat për punimet e tyre. S’ka zyre në Rahovec, kështu që ata vijnë në kafene, përballë komunës dhe aty bëhen nënshkrimet dhe ‘monitorimet’ e punëve të kryera”, thotë Cana.

    Tash, në kohë zgjedhjesh, u shpall edhe një tender i tillë, në kundërshtim me ligjin për prokurim publik, me vlerë 120,000 euro për ‘monitorim’. Krejt kriteret jonë caktu me e fitu një kompani po nga Deçani. Ta shohim qysh po del në fund”, vijon ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark