×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderët njëburimor- Krimet Ekonomike zbarkojnë në ndërmarrjen “Posta e Kosovës”

    Insajderi
    23 November 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në Postën e Kosovës. Siç mëson Insajderi arsyeja janë tenderët njëburimore nga kjo ndërmarrje. Nga Posta janë kërkuar të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me këto kontrata.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe dokumentin e lëshuar për këtë rast nga Policia e Kosovës.

    Aty thuhet se janë autorizuar nga Prokuroria Speciale për të hetuar disa kontrata.

    “Për secilin rast veç e veç të na siguroni në formë elektronike gjithë dokumentacionin duke filluar nga njësia kërkuese e deri ne nënshkrimin e kontratës (përfshirë kërkesat për rishqyrtim, ankesat në OSHP nese ka pas , vendimet lidhur me to etj.), Për secilin rast veç e veç të na sqaroni se a kemi të bëjmë me kontratë bazë të negociuar (një burimore) apo me aneks kontratë. Të na njoftoni për secilin rast kush ka qenë personi përgjegjës nga Autoriteti Kontraktues për inicimin e aktivitetit të prokurimit dhe të na sqaroni për secilin rast se cilat ishin arsyet e inicimit të procedurës së negociuar dhe jo të një procedure tjetër”, thuhet në dokumentein e siguruar nga Insajderi.

    Për cilat kontrata po bëhet hetimi?

    Insajderi ka siguruar edhe listën e kontratave të cilat janë nën hetim.

    Në letrën dërguar Postës së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kërkuan hetime në këto tendere:

    1. “Kontrollimi i rregullt teknik, abonimi dhe mirëmbajtja teknike e pajisjeve fiskale në sportelet e Postës”
    1. “Mirëmbajtjen e shtypësit të Postes Hibride, blerja (furnizimi) me material shpenzues dhe pjese rezervë shpenzuese për shtypësin Xeikon 5000+” Pjesa 1 Mirëmbajtja dhe servisimi i shtypësit Xeikon 5000+ Pjesa 2 Blerja (furnizimi) me material shpenzues për shtypësin Xeikon 5000+ Pjesa 3 Blerja (furnizimi) me pjese rezerve shpenzuese për shtypësin Xeikon 5000+”
    2. .”Ndërrimi i memorieve fiskale të Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF)”

    4.” Servisimi dhe mirëmbajtja e makinës se zarfimit “Bowe system Vario” modeli BOWE SYSTEC VARIO 5″Aneks kontrate -Ndryshimi i disa pozicioneve i kontratës- Alokimi i arkës regjionale të Prishtinës në ZP Prishtina 9″ me numër të prokurimit vetak- 22-10636-5-3-5 dhe me numër te kontratës vetak-22-10636-5-3-5/C178,

    6,”Kontrollimi i rregullt teknik,abonimi dhe mirëmbajtja e PEF” me numër të prokurimit

    7.”Mirëmbajtja e softuerit aplikativ-Sistemi Automatik i Sporteleve të Postës- SASP i Postës së Kosovës SH.A”.

    Çka janë kontratat njëburimore dhe kur mund të lidhen sipas ligjit?

    Kontratat njëburimore janë ngritur si problem për diskutim nga organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë prokurimin publik.

    Kontratat njëburimore mund të lidhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik por duhet të plotësohen disa kushte.

    Ndër këto kushte sipas nenit 35 janë: Në raste emergjente kur nuk ka kohë për të ndjekur procedurat e zakonshme ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike ose artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një ofruesi të veçantë.

    “Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik; Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

    Nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj.”, thotë ligji./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark