×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi i negociuar nga MPJD – A filluan punimet në objekt para se të shpallet fituesi i kontratës?

    Insajderi
    13 September 2024 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dhënë sot një tender me procedurë të negociuar. Kontrata u dha për disa punime që do kryhen në objektin e MPJD-së, dhe kap vlerën prej 35 mijë euro. Megjithatë, pavarësisht që njoftimi për kontratë u dha sot, në këtë ministri kanë nisur punimet para disa ditëve.

    Gazeta Insajderi

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mbajtur disa takime këtë muaj me diplomatë të huaj, në objektin e MPJD-së.

    Ajo që ra në sy ishte se këta zyrtar u priten në ambient ku shiheshin skelet e vendosura për punë.

    E tillë ishte edhe vizita e Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës.

    Në pamjet nga takimi, Gërvalla u pa teksa mundohej të sqarohej para Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, se pse MPJD është në këtë gjendje.

    A filluan punimet para publikimit të kontratës? – MPJD hesht

    Fotoja e vendosur më lart u bë me 5 shtator. Aty shihet se janë duke u kryer punime në këtë ministri.

    Por, që njoftimi për tender u dha sot. Kjo kontratë u dha në procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

    MPJD për “Riorganizimi i hyrjes në MPJD-ë, ndarja hyrjes protokolare, rregullimi i paterit oborri, dhe fasadimi i objektit-PUNE SHTESE”, dha 35 mijë euro.

    Me kontratë u shpërblye kompania “MBB Constrution”.

    Gazeta Insajderi, ka dërguar në MPJD pyetje për të parë se pse kanë filluar punimet para publikimit të kontratës dhe cili është arsyetimi i tyre por që nuk ka marrë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark