Tenderi maratonik prej 23 muajsh- Policia më në fund e bën gati kontratën për të blerë çizme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tenderi maratonik prej 23 muajsh- Policia më në fund e bën gati kontratën për të blerë çizme

    Insajderi
    09 May 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gati janë bërë dy vite që kur Policia e Kosovës e kishte nisur një tender për të blerë çizme për pjesëtarët e saj. Është një tender prej më shumë së 700 mijë erosh. Më në fund ky institucion ka nxjerr njoftimin se ka bërë gati nënshkrimin e kësaj kontrate.

    Gazeta Insajderi

    Më 14 qershor të vitit 2021 Policia e Kosovës kishte nisur një tender për të blerë çizme për pjesëtaret e saj. Dy dimra kishin shkuar pa u përfunduar kjo blerje. Tek më 8 maj, 2023 ky institucion ka arritur që të nxjerr një njoftim për dhënie të kontratës.

    Ky tender, sipas njoftimit iu dha kompanisë “Fitim R. Bilalli B.I.”, për një vlerë prej 749 mijë eurosh.

    Para se ta nxirrte këtë njoftim, Policia e Kosovës për të njëjtin tender ka publikuar edhe pesë njoftime të tjera të titulluara si “Formulari standard për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara”, ku kryesisht jepeshin njoftime që asnjëra kompani nuk po i përmbushte krejt kërkesat që po i duheshin këtij institucioni për të blerë çizme.

    Më 25 nëntor 2022, siç raportoi Insajderi, Policia u pati dërguar njoftim që të tria kompanive në garë, ku iu jep arsyet pse po i eliminon.

    Ishin arsye teknike, që kryesisht lidhen me peshën e çizmeve që ka kërkuar Policia, dhe peshën që ato kanë ofruar, por në disa raste edhe tek qarkullimi bankarë. Një kompani në vend të qarkullimit bankar ua ofroi dokumentin e Administratës Tatimore, por që kjo i pranohej nga Policia.

    Derisa Policia e Kosovës kishte bërë vlerësimet e saj, dhe asnjëra nga tri kompanitë nuk ‘ia mbushte syrin’ që mund të ofroj çizme çfarë po iu duhen pjesëtarëve të saj, edhe kompanitë e eliminuara ishin treguar të pakënaqura me vendimin e këtij institucioni.

    Të tria kompanitë tashmë patën deponuar ankesa. Që të tirja vlerësonin që Policia e Kosovës i ka eliminuar padrejtësisht, raporton Insajderi.

    Një nga kompanitë, për më shumë, kishte kërkuar edhe dëmshpërblim, pasi që ka llogaritur që gjatë procesit të tenderimit i kishte krijuar shpenzime.

    Ky tender që nisi më 14 qershor 2021, përfundoi me një njoftim për dhënie të kontratës më 8 maj 2023, apo 23 muaj më vonë.

    Në mes të kësaj periudhe ka pasur ankesa nga përfaqësues sindikalistë të policëve për kushtet e punëve të këtyre punonjësve të shtetit, përfshirë këtu edhe veshmbathjen- pashmangshëm edhe çizmet. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark