×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi për ndriçim – AVONET ngrit dyshime për dallavere nga pushteti i PDK-së në Prizren

    Insajderi
    04 September 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prizenit që drejtohet nga Shaqir Totaj i PDK-së ka lidhur kontratë kornizë për tri vite me firmat LCE SH.P.K. dhe Sinco Group L.L.C. për instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik në disa lagje të këtij qyteti.

    AVONET ngrit dyshime se pati shkelje të ligjit në këtë rast

    “AVONET, ka monitoruar aktivitetin e prokurimit në Komunë e Prizrenit me titull: “Instalimi dhe riparimi i ndrçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusus, Arbanë, Jeta e re, dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e qyteti e tjera lokalitete – Kontratë kornizë trevjeçare”, me nr prokurimit: 622-24-452-2-1-1,  ku gjatë hulumtimit kemi identifikuar se në dosjen e tenderit ka pasur kritere diskriminuese dhe poashtu të njejtat janë vendosur në paramasen e tenderit auditim të ndriçimit, e që për AVONET është  shumë shqetësuese se si një implementues i projektit bënë realizimin e punimeve dhe bënë auditimin e këtij punimit”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

    Po ashtu në paramanës e projektit, sipas AVONET, është bërë vlerësimi në kundërshtim me ligjin.

    “AVONET për gjatë monitorimit të aktivitetit të prokurimit kemi identifikuar rast ku Autoriteti Kontraktues tek çmimi për poentim ka ndarë pjesët sipas përqindjes: ❖ Pjesa 1 – 70% ❖ Pjesa 2 – 30% dhe ❖ Pjesa 3 – 10% … e që në total rezulton të jetë përqindja 110% Ndërsa në nenin 27.16 të Rregullores 001/2022 për Prokurimin Publik decidivisht parshihet që: “Autoriteti Kontraktues do të përcaktoj në Dosjen e Tenderit peshën (rëndësinë) e çmimeve të kategorive specifike, dhe do të artikuloj rëndësinë në përqindje (%). Përqindja (%) totale do të jetë 100%”, thuhet në komunikatë.

    Andaj duke u bazuar në rastin konkret AVONET ju ka drejtuar KRPP-së për INTERPRETIM APO OPINION LIGJOR, ku AK ka vendosur këtë përqindje sipas kategorive (110% – në TOTAL)?

    “Komisioni Rregulativ i Prokurimit Publik, ka dhënë përgjigje me datën 13.08.2024: “AK ka për qëllim dhënien e kontratës publike kornizë me “çmime njësi”, AK në përputhje me nenin 27.16 të Rregullores  Nr. 001/2022 për Prokurim Publik, do të përcaktojë në Dosjen e Tenderit peshën e çmimeve të kategorisë specifike në bazë të rëndësisë dhe përqindja totale nuk duhet të kaloj 100%. Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën publike kornizë me datën 16.05.2024 me Grup i Operatorëve Ekonomik LCE SH.P.K.; Sinco Group L.L.C., Rr.Ferid Curri Arbëri, Prishtinë dhe sipas përgjigjes në interpretim nga KRPP-ja, AK duhet të veproj në përputhje me nenin 62, paragrafin 1, nën paragrafn 1.1 dhe paragrafin 2, nën paragrafin të LPP-së dhe nenin 43 të Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publike”m thuhet tutje në komunikatë.

    AVONET kërkon nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që urgjentisht të ndërpres këtë kontratë dhe kërkon nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetimet./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark