Tenderi për perde - Komuna e Përparim Ramës shpërblen me kontratë anëtarin e LDK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi për perde – Komuna e Përparim Ramës shpërblen me kontratë anëtarin e LDK’së

    Insajderi
    18 July 2025 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, ka shpërblyer me tender kompaninë e Qemal Krasniqit për t’u furnizuar me perde. Krasniqi jo vetëm që është anëtar i LDK’së, ai është edhe këshilltar i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Ndërsa kompania tjetër fituese është themeluar vetëm katër muaj më parë. Nga komuna nuk kanë dhënë përgjigje nëse ka pasur konflikt interesi në këtë tender. Insajderi sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Prishtinës, me datën 15 korrik 2025 e ka nënshkruar kontratën “Furnizimi dhe montimi me perde” – Ritender

    Për këtë tender kanë garuar gjashtë kompani.

    Vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë 5 mijë euro. Ndërsa çmimi i përgjithshëm i kontratë është 4800 euro.

    Grupi i operatorëve ekonomik që është shpërblyer me këtë tender është : Pro Construct SH.P.K,: Qemal Krasniqi B.I.

    Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth dy kompanive fituese. Kompania Qemal Krasniqi B.I është në pronësinë e Qemal Krasniqit.

    Qemal Krasniqi është pjesë e kuvendit komunal të Prizrenit. Ai është këshilltar nga partia e LDK’së.

    Krasniqi e ka mandatin e dytë në komunën e Prizrenit nga kjo pozitë.

    Ai madje publikon edhe foto nga seanca e kuvendit komunal.

    Kompania tjetër në konzorcium, është Pro Construct SH.P.K., e cila është në pronësi të Altin Krasniqit të figuruar si pjesë aksionar i saj.

    Kjo kompani, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Biznesit në Kosovë, është themeluar në mars të këtij viti.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Prishtinës, se a ka pasur ndonjë konflikt interesi në shpërblimin me tender, anëtarin e LDK’së, por nuk kanë kthyer përgjigje.

    Insajderi ka kontaktuar edhe vetë Qemal Krasniqin, i cili ka mohuar se është vetë fituesi i kontratës, duke thënë se ajo i është dhënë një miku të tij nga Prizreni, për të cilin siç thotë ai vetëm ka dalë “argat”.

    “Në këtë rast kam qenë nënkontraktor apo pjesë e një konsorciumi me një kompani që është mik i imi nga Prizreni. Thjesht i kam dalë ‘argat’, duke i dhënë letrat e biznesit tim. Unë, si biznes, merrem me ndërtimin e infrastrukturës – ujësjellës, kanalizime dhe rrugë. Asnjëherë personalisht nuk kam ofertuar në Prishtinë…” – ka deklaruar ai./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark