×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi për stadiumin e Gjakovës – Futet në listë të zezë oligarku nga Shqipëria

    Insajderi
    18 October 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tenderëve në Kosovë (OSHP) ka marrë vendim për të futur në listën e zezë kompaninë “Pevlaku” SH.P.K., pronë e oligarkut nga Shqipëria, Vladimir Pjetërgjokaj. Ky vendim u mor pas mosrespektimit të kushteve të përshtatshmërisë në një tender për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

    Në vendimin e lëshuar më 17 tetor 2024, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komunës së Gjakovës për diskualifikimin e operatorit ekonomik “Pevlaku” dhe të tjerë, për përfshirje në aktivitete të papërputhshme me dispozitat ligjore të tenderimit.

    Sipas dokumentit të OSHP-së, ky vendim vjen pas shqyrtimit të një kërkese nga Komuna e Gjakovës, e cila kishte konstatuar se disa anëtarë të grupit të operatorëve ekonomikë që kishin marrë pjesë në tender nuk i kishin përmbushur kriteret e përshtatshmërisë të kërkuara.

    Raporti i hetimit ka vërtetuar se një nga anëtarët kryesorë të grupit, kompania “Pevlaku”, kishte dështuar të ofronte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kishte përmbushur kriteret e përcaktuara për kualifikim.

    Vendimi përfshin diskualifikimin e kompanisë “Pevlaku” për një periudhë gjashtëmujore nga pjesëmarrja në tenderë publikë në Kosovë.

    Ekspertët e OSHP-së theksuan se kompania kishte shfaqur mungesë serioziteti në ofrimin e garancisë për ofertën, duke përfshirë zgjatjen e validitetit dhe të sigurimit të ofertës. Ky rast i futjes në listën e zezë vjen si rezultat i përpjekjeve të OSHP-së për të zbatuar në mënyrë rigoroze dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, i cili kërkon që operatorët ekonomikë të jenë të përputhshëm me të gjitha kriteret e përshtatshmërisë në aktivitetet e prokurimit publik.

    Për çka është e njohur “Pevlaku”?

    Në Regjistrin e Bizneseve në Shqipëri, “PE-VLA-KU”, pronarë figuron të jenë Vladimir Pjetërgjokaj dhe Kujtim Arifaj.

    Nga viti 2015, Pjetërgjokaj zotëron 53% të kapitalit dhe Kujtim Arifaj zotëron 47% të kapitalit.

    Dega e kësaj kompanie u themelua nga viti 2008 edhe në Kosovë. Me pronarë Vladimir Pjetërgjokaj, Arben Sadrija, Kujtim Arifaj.

    Shoqëria “PE–VLA–KU” Sh.P.K. që nga viti 2005 është ndër kompanitë më të njohura dhe të mëdha në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe Kosovë.

    Gjatë këtyre viteve stafi i “PE-VLA-KU” Sh.P.K ka projektuar dhe realizuar me sukses dhjetëra projekte në ndërtim.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark