Tenisti italian Jannik Sinner është finalisti i parë i grand slam-it të Australian Open.
Numri 4 në botë në gjysmëfinale mundi serbin Novak Djokoviq me rezultatin 3-1 në sete 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-3.
Djokoviq, kampion në fuqi, nuk do të ketë mundësi kështu të mbrojë titullin fituar vjet. Në sfidën e luajtur sot në Melburn, ai luajti dobët, i pafuqishëm ndaj Sinner, që e meritoi fitoren.
Serbi, numri 1 në botë, fitoi në “tie break” vetëm setin e tretë, por më tej në fushë dominoi Sinner, ndjeshëm më superior, duke dominuar në fushë në tri setet e tjera.
Kjo është hera e parë që italiani shkon në finalen e një grand slam, ku do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida mes Medvedev dhe Zverev.