Në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës sonte u detyrua të shkoj policia, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Lupç, ku u rrah brutalisht imami i xhamisë.
Kjo për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes dy hoxhallarëve për pozitën e imamit në këtë xhami.
Por ky konflikt kishte filluar muaj më parë.
Gjatë muajit janar banorët e fshatit Halabak ishin rreshtuar para xhamisë për të mos e lejuar imamin e zgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës, Fidan Musliu të hyjë brenda.
Të pakënaqur me vendimin e BIK, banorët edhe ishin përleshur verbalisht kur imami kishte mbërritur në xhami.
Po ashtu edhe Policia e Kosovës ishte në vend ngjarje për të vëzhguar situatën.
Imami Fidan Musliu është vëllai i imamit me famë në Prishtinë, Fadil Musliu./Insajderi.org/