Tifozët e Real Madridit po mendojnë se kanë vërejtur disa tensione mes dyshes Jude Bellingham dhe Vinicius Jr gjatë fitores së ‘Los Blancos’ në udhëtim ndaj Celta Vigos të shtunën.
15 herë kampioni i Evropës triumfoi ndaj Celta Vigos në udhëtim me rezultat të ngushtë 2-1, falë golave të shënuar nga Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.
Mbappe ishte ai që e hapi këtë ndeshje me një gol të bukur në minutën e 20-të, por po luhej minuta e 51-të, kur Williot Swedberg i vendasve realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Reprezentuesi brazilian Vinicius me një qetësi të madhe shënoi në minutën e 66-të për t’i dhënë ekipit të tij tri pikë të reja dhe për të vazhduar luftën me Barçën në La Liga.
Përkundër përpjekjeve më të mira të brazilianit, Bellingham mbeti i zemëruar me të kur Vinicius nuk vendosi t’ia pasojë topin në një moment gjatë ndeshjes.
Bellingham's reaction to Vinicius not passing to him for a simple tap in. 😂 pic.twitter.com/46rjjZBTNg
— Ahmad (@Ahmadranking) October 19, 2024