Një situatë e paprecedentë është parë sot në Gjykatën Speciale, aty ku përfundoi dëshminë gazetari i kohës së luftës, Nuhi Bytyqi.
Ky i fundit, në përfundim të dëshmisë së tij deshi të jap edhe një opinion në lidhje me marrjen në pyetje të tij, duke kërkuar libri i tij të mos ketë ndikim në verdiktin ndaj krerëve të UÇK-së
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të kryegjyqtarit, Charles Smith, i cili i kërkoi Bytyqit të dalë nga salla, por që ai refuzoi thirrjen e tij.