Tensione pas ndeshjes Trepça-Vëllaznimi: Beciragiq përplaset me lojtarin e tij, Mikaile Tmusic - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Tensione pas ndeshjes Trepça-Vëllaznimi: Beciragiq përplaset me lojtarin e tij, Mikaile Tmusic

    Insajderi
    15 March 2025 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ani pse ishin duke humbur me një epërsi prej 14 pikësh, Trepça në fund ia doli që të triumfojë ndaj Vëllaznimit me rezultat 63:59 në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.

    Ndonëse ndeshjen më mirë e kishin nisur mysafirët të cilët patën epërsinë qysh nga fillimi, rikthimi i Trepçës ndodhi në pjesën e dytë.

    Vendasit në periodën e tretë ishin për një nuancë më të mirë duke fituar me rezultat 20:14, para se të fitonin edhe në dhjetë minutat e fundit për të siguruar fitoren me rezultat 63:59.

    Sidoqoftë, përtej rezultatit dhe luftës mes dy ekipeve në parket, ishte diçka tjetër që mori vëmendjen.

    Trajneri i Trepçës, Adis Beciragiq, u përfshi në një përleshje me lojtarin e tij Mikaile Tmusic.

    Për të mos eskaluar situata mes të dyve u desh intervenimi i lojtarëve të tjerë të Trepçës në një skenë e cila nuk u pëlqeu aspak tifozëve të pranishëm në palestrën ‘Minatori’.

    Kujtojmë se pas 24 ndeshjeve, Trepça ka 16 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi numëron 11 fitore dhe 13 humbje./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark