Tensione pas paraqitjes së Olta Gixharit në BBVA, Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Gixharin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tensione pas paraqitjes së Olta Gixharit në BBVA, Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Gixharin

    Insajderi
    16 February 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

    Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.

    Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.

    Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

    Foto: Rozana Radi/InstaStory

    Ky publikim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t, duke rritur edhe më shumë dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

    Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

    Kjo çështje u bë edhe më e diskutuar pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës në BBVA, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark