Ka shpërthyer rebelimi ndaj trajnerit të Serbisë nga futbollistët, me katër lojtarë kyç që po mendojnë të lënë kombëtaren derisa ai të largohet.
Raportohet poashtu se kishte edhe tensione të mëdha në zhveshtore pas eliminimit, të cilat lehtësisht kanë mundur të kthehen në përleshje fizike, me përplasje të vazhdueshme derisa kombëtarja u largua nga stadium.
Provokimet, skandalet dhe rezultatet zhgënjyese ishin ato që e shoqëruan Serbinë në këtë Kampionat Evropian, duke u përkthyer në një dështim masiv më pas.
Kujtojmë që kjo kombëtare dhe tifozët e saj shpalosën vazhdimisht materiale provokuese dhe propaganduese ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, të cilat duhet të marrin dënimin e merituar nga UEFA dhe FIFA.