Shefja e lartë e USAID-it, Samantha Power, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për t’u takuar me udhëheqësit.
Kështu po raporton Associated Press. Siç thuhet në këtë raportim, liderët e SHBA-së dhe Evropës po punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis dy shtetesh, përcjell Gazeta Insajderi.
AP po raporton se vizita e Power po bëhet me “qëllim të uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Power bëhet kreu i parë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që udhëton në Serbi.
Ajo “do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, tha USAID në një deklaratë.
Power gjithashtu do të takohet në Kosovë dhe Serbi me anëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesi, gazetarë dhe të tjerë. /Gazeta Insajderi/