Tensionet në Lindjen e Mesme/ Merz, Macron dhe Starmer bisedë telefonike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tensionet në Lindjen e Mesme/ Merz, Macron dhe Starmer bisedë telefonike

    Insajderi
    13 June 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer , pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

    Të tre udhëheqësit diskutuan lidhur me sulmet aktuale izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit dhe përgjigjen ushtarake të Iranit dhe ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë për këtë çështje.

    Macron u shpreh se do ketë mbështetje për Izraelin, dhe gjithashtu bëri thirrje për deeskalim. Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti mbështetjen e tij absolute për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur sigurinë e tij.

    Në një postim në platformën X, Macron theksoi se Franca e ka dënuar vazhdimisht programin bërthamor iranian dhe ka marrë të gjitha masat e duhura diplomatike kundër Teheranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark