×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës

    Insajderi
    27 August 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të madhe, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Të hënën, çmimi i Brent, nafta e papërpunuar u rrit 2.5% në gati 81 dollarë për fuçi.

    Tregjet ishin “të lëkundur” në pritje të vendimeve nga Rezerva Federale e SHBA-së, pasi guvernatori i saj, Jerome Powell, ka lënë të kuptohet se një ulje e normës është e pashmangshme.

    Pas një breshëri raketash dhe sulmesh ajrore midis Izraelit dhe Hezbollahut të dielën, çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3 për qind fillimisht, por ranë pak pasi të dyja palët duket se u tërhoqën.

    Tregu i naftës reagoi gjithashtu ndaj njoftimit të qeverisë në Libinë lindore se kishte mbyllur fushat e naftës nën kontrollin e saj dhe se “po pezullonte prodhimin dhe eksportet deri në një njoftim të dytë”.

    Lëvizja e qeverisë me bazë në Bengazi, e cila kontrollon shumicën e fushave të naftës të vendit, vjen mes tensioneve në rritje pasi guvernatori i bankës qendrore të vendit u zëvendësua të hënën në mëngjes nga qeveria e njohur nga OKB me qendër në Tripoli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark